Lajme

LDK dhe VV arrijnë koalicion në Dragash

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë arritur marrëveshje për balotazhin që zhvillohet në Komunën e Dragashit më 14 nëntor.

Lajmin e ka bërë të ditur LDK-ja, Dega në Dragash, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

“Arrihet marrëveshja e koalicionit mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)- Dega Dragash dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV)- Qendra Sharr”, thuhet në njoftimin për media.

Zgjedhjet lokale të 17 tetorit në qytetin e Dragashit çuan në balotazh Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës.

Në raundin e parë Bexhet Xheladini i LDK-së mori 34.76% të votave, ndërsa kundërkandidati nga PDK-ja, Shaban Shabani mori 33.69%./SHQIP.com