Lajme

LDK dhe PDK arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje në Pejë

PDK-LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për të bashkëqeverisur në Komunën e Pejës.

Lajmi është bërë i ditur këtë të enjte nga Komuna e Pejës, përmes një njoftimi në Facebook.

“Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri priti në takim Kryetarin e degës së PDK-së në Pejë, z.Xhavit Haliti”, thuhet në njoftimin për media.

“Në takim është nënshkruar marrëveshja për të qeverisur në Pejë edhe në katër vitet e ardhshme”.

Nga kjo marrëveshje, LDK-ja do të udhëheqë me dhjetë drejtori, ndërsa PDK-ja me katër.

“Palët janë zotuar dhe i kanë siguruar qytetarët, që fokusi i bashkëqeverisjes së tyre do të jetë interesi i qytetarëve të Pejës, ashtu siç ka qenë edhe në dy mandatet e kaluara”.

Ndryshe, ditë më parë, këto dy parti kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëqeverisje edhe në Komunën e Prishtinës./SHQIP.com