Lajme

LDK akuzon Hysenin: Që nga qershori nuk është mbajtur asnjë seancë e kuvendit komunal

Lidhja Demokratike në Gjilan ka akuzuar qeverisjen e Alban Hysenit për mos mbajtjen e asnjë seance të kuvendit komunal që nga muaji qershor.

“Po shkojnë muaj të tërë e Kuvendi i Gjilanit po përballet me mungesë numrash për shkak të shantazhit të vazhdueshëm që po i bëhet kryetarit të Komunës nga partnerët e koalicionit dhe nga vetë bashkëpartiakët e tij. Nga qershori, ky kuvend nuk ka mbajtur seancë. Po bëhet hera e gjashtë që me arsye nga më absurdet, po shtyhet seanca e Kuvendit Komunal” thuhet në reagimin e LDK-së.

Sipas LDK-së me këtë qasje po ofendohen qytetarët e Gjilanit.

LDK-Dega Gjilan

“Dje u njoftuam se seanca e X-të shtyhet për arsye se Kryesuesi i Kuvendit Komunal gjendet jashtë vendit për shkaqe shëndetësore. Kryesuesit i urojmë shërim të shpejtë! Më ligjet dhe rregulloret në fuqi, seancat e Kuvendit Komunal, në rast se mungon kryesuesi, udhëheqen nga zëvendës kryesuesi ose anëtari më i vjetër në moshë i kuvendit. Më ketë qasje po ofendoni qytetarët e Komunës së Gjilanit, po neglizhoni kërkesat e tyre që ka kohë që adresohen tek këshilltarët komunalë” thuhet në reagim.

Sipas LDK-së, Alban Hyseni nuk po qeverisë por po administron me Komunën.

/Shqip.com