LDK afër fitores në Fushë Kosovë
Publikuar:
(17.10.2021 21:49:31)
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Burim Berisha është duke prirë me 49.01 % pas numërimit të 38.08 % të votave në Fushë Kosovë.
I dyti në këtë garë është kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Bajçinica me 26, 29%.
Ndërsa për vendin e dytë është duke “luftuar” kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahim Tërnava me 22,69%.
Më pak vota në këtë komunë është kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Hasan Ismajli me 2,16 %.
Numërimi në KQZ është duke vazhduar./SHQIP.com