Lazio triumfon ndaj Veronës
Publikuar:
(11.09.2022 21:42:39)

Lazio ka shënuar fitore – ndaj Veronas me rezultat të pastër 2-0.
Skuadra e udhëhequr nga Maurizio Sarri ishte më kërkuese nga fillimi i takimit dhe i arkëtoi pikët e plota.
Golin e parë e realizoi Ciro Immboile – kur po zhvillohej minuta e 68-të.
Por, vendasit nuk u ngopën me kaq.
Luis Alberto realizoi edhe një herë në minutat shtesë të takimit – për ta bërë këtë fitore edhe më bindëse.
Pas kësaj fitore, Lazio ngritet në kuotën e 11-të pikëve dhe gjendet në pozitën e gjashtë në tabelë.
Në anën tjetër – Verona pozicionohet në vendin e 14-të në tabelë – me vetëm pesë pikë.
Lider në Serie A – mbetet Napoli – që ka 14-të pikë, njëjta sa ka Atalanta dhe Milani në pozitat dy dhe tre./Shqip.com