Lazio po barazon në Francë, Leverkusen po fiton ndaj Betis-it

Ka përfunduar pjesa e parë në të gjitha ndeshjet që po zhvillohen në Europaligë, me fillim nga ora 21:00.
Në Francë, Lazio po barazon me Marsielle, kurse në Gjermani, Bayer Leverkusen po triumfon ndaj Real Betis, shkruan Shqip.com
Për skuadrën franceze, golin e vetëm në këtë pjesë e ka shënuar, Milik, në minutën e 35-të, nga pika e bardhë.
Kurse, për italianët, rezulatain e barazoi, Felipe Anderson
Me rezultatin momental, italianët janë në vendin e dytë në Grupin E, me gjashtë pikë, pas katër ndeshjeve të zhvilluara.
Kurse, Marsielle zbret në vendin e tretë, me dy pikë më pak.
Ndërsa, ndeshje interesante po zhvillohet edhe në Gjermani, ku Leverkuseni po triumfon 1-0, ndaj Betisit.
Golin e vetëm në këtë pjesë e shënoi, Diaby, në minutën e 42-të.
Nëse arrijnë që ta ruajnë këtë rezultat, gjermanët do jenë lider në Grupin G, me dhjetë pikë. Kurse, Betisi është në vendin e dytë, me tre pikë më pak.
Në ndeshjet tjera janë shënuar këto rezultate, pas 45 minutave lojë:
Leicester City 0-0 Sparak Moscow
Olympiacos 1-2 Eintracht Frankfurt
Royal Antwerp 0-3 Fenerbahce
Galasataray 1-1 Lokomotiv Moscow
Dinamo Zagreb 2-1 Rapid Wien /Shqip.com