Sport Ndërkombëtar

Lazio mund të mbetet pa “magjistarin” spanjoll

Luis Alberto

Deri në ardhjen e Maurizio Sarri-t në stolin e trajnert të Lazios, Luis Alberto ishte “truri” i skuadrës, por tashmë gjërat kanë ndryshuar.

Mesfushori spanjoll është duke e gjetur veten të ulur në pankinë shumë shpesh, ndërsa po inkuadrohet në lojë si rezervist, shkruan Shqip.com.

Kjo situatë aspak e këndshme për futbollistin në fjalë, është duke i pëlqyer dikujt tjetër.

Bëhet fjalë për drejtuesit e Milanit, të cilët sipas “Il Corriere dello Sport”, janë të interesuar për shërbimet Albertos.

Tare explains why Sarri dropped Luis Alberto for Lazio - Football Italia
Luis Alberto

Sipas gazetës së njëjtë gazetë, Milani rosonerët janë të gatshëm të paguajnë deri në 20 milionë euro, ose edhe mund të përdorë ndonjë formë huazimi.

Vlera e 29 vjeçari llogaritet të jetë rrethj 50 milionë euro, ndërsa largimi i tij nga Lazio mund të ndodhë edhe në janar, nëse situata me minutazh nuk përmirësohet.

“Magjistari” spanjoll është pjesë e “ Le Aquile” që nga viti 2016, ndërsa ka zhvilluar 147 paraqitje në Serie A./Shqip.com