Lazio mposhtë Sampdorian , vazhdon garën për Evropë
Publikuar:
(27.02.2023 22:39:00)

Skuadra e Lazios ka mposhtur me rezultat minimal skuadrën e Sampdorias në ndeshjen e fundi të xhiros së 24-të të Ligës Italiane.
Pjesa e parë e takimit u përmbyll me rezultat 0:0 përkundër rasteve të shënimit.
Golin e vetëm për Lazion e shënoi Luis Alberto në minutën e 80-të të takimit.
Pas fitores Lazio është ngritur në pozitën e katër me 45 pikë të grumbulluara ndërsa Sampdoria gjendet në pozitën e parafundit me 11 pikë.
/Shqip.com