Sport Ndërkombëtar

Lazio-Lokomotiv Moska, Vedat Muriqi në bakën rezervë

Vedat Muriqi

Lazio ka publikuar formacionin zyrtar në ndeshjen që do e zhvillojë kundër Lokomotv Moska në kuadër të Europaligës me fillim nga ora 21-00.

Maurizio Sarri ka vendosur që në këtë takim ta lë përsëri në bankën rezervë Vedat Muriqin, shkruan Shqip.com.

Shtatëgjati po ka probleme që të marrë minutazh në këtë sezonë, pasi konkurenca në fazën e sulmit është shumë e fortë.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "LINE UP vS LOKOMOTIV MOSKVA 29 Thomas STRAKOSHA Manuel LAZZARI PATRIC Francesco ACERBI Elseid HYSAJ LUIS ALBERTO Danilo CATALDI Toma BASIC 33 23 10 32 88 8OO 17 7 SUBSTITUTES: PEDRO Ciro IMMOBILE Felipe ANDERSON 25 Reina (GK) Furlanetto (GK) Luiz Felipe 5 Escalante Leiva Akpa Akpro 18 Romero 21 Milinkovic 26 Radu/ 27 Moro 77 Marusic 94 Murii"
Formacioni startus i Lazios

Nga minuta e parë do të luajë Thomas Strakosha që në Serie A e ka humbur vendin e titullarit, por në Europaligë është zgjedhja e parë.

Strakosha e kishte bërë një gabim i cili i kushtoi me humbje në ndeshjen ndaj Galatasarayt, por Sarri ka vendosur që të i besojë përsëri.

Nga fillimi këtë takim do e nisë edhe shqiptari tjetër, Elseid Hysaj i cili është bërë i pazëvendësueshëm që prej kur u transferua te Lazio në afatin kalimtar të verës./Shqip.com