Sport Ndërkombëtar

Lazio kthehet pa pikë nga Turqia

Thomas Strakosha

Lazio është gjunjëzuar në Turqi përballë Galasatarayt.

Skuadra e udhëhequr nga Maurizio Sarri ka humbur me rezultat të ngushtë 0-1, por e dhimbshme është fakti që golin  e vetëm në këtë takim e shënoi portieri shqiptar Thomas Strakosha, shkruan Shqip.com.

Në një situatë duke u munduar ta largonte topin nga porta, gardiani i kuqezinjëve, pa dashje e dërgoi atë në rrjetë.

Minutazh në këtë lojë pati edhe Vedat Muriqi i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 56-të, por nuk arriti të lë shenja në fushën e gjelbër.

https://twitter.com/seidodge/status/1438568174031675393?s=20
Autgoli i shënuar nga Thomas Strakosha

Në ndeshjet tjera janë zhvilluar këto rezultate:

FC Midtjylland 1-1 Ludogorets Razgrad

FK Crvena Zveda 2-1 SC Braga

Bayer Leverkusen 2-1 Ferencvaros

Real Betis 4-3 Celtic

Dinamo Zagreb 0-2 West Ham United

Rapid Wien 0-1 Genk /Shqip.com