Sport Shqiptar

Lazio insiston për transferimin e Xherdan Shaqirit

Xherdan Shaqiri

Gjigandët italian, Lazio shpreson të sigurojë shërbimet e sulmuesit të Liverpool, Xherdan Shaqiri, shkruan Shqip.com.

Shaqiri u ka bërë të qartë drejtuesve të skuadrës angleze se dëshiron të largohet nga “Anfield”, për shkak se dëshiron të luaj në një skuadër ku do të aktivizohet rregullisht.

Sidoqoftë, asnjë klub nuk ka bërë ofertë që të mund ta bind Liverpoolin.

Megjithatë, gazeta italiane “Corriero dello Sport”, raporton se klubi i Lazios po tregon një interest mjaft serioz për transferimin e Shaqirin.

Sulmuesi nga Gjilani zhvilloi vetëm pesë ndeshje në Premier League edicionin e kaluar, ku pastaj pati paraqitje të mira me Zvicrën në EURO 2020.

29-vjeçari dëshiron të transferohej te një skuadrër ku do të kishte më shumë minutazhë, ndërsa në skuadrën italiane do të kishte hapsirën e dëshiruar dhe do t’iu përshtatej skemave të Maurizio Sarrit.

Shaqiri iu bashkua Liverpoolit në verën e vitit 2018 kur u transferua nga Stoke City për 15 milion euro.

Gjatë kësaj periudhe me klubin anglez, ai ka shënuar shtatë gola në 45 paraqitje garuese për ta./Shqip.com