Sport Ndërkombëtar

Lazio fiton ndaj Cluj, Krasniqi detyron ekipin italian të mbetet me një lojtar më pak

FOTO: Fotbal Club CFR 1907 CLUJ
FOTO: Fotbal Club CFR 1907 CLUJ

Lazio dhe Cluj janë ndarë baras në ndeshjen e parë të fazës së play-off-it në Ligën e Konferencës.

Ndeshja ka përfunduat 1:0 në të mirë të Lazios me golin e realizuar nga Ciro Immobile.

Ermal Krasniqi ka debutuar me Clujin në Ligën e Konferencës.

Krasniqi, që kishte luajtur në Ligën e Konferencës edhe me Ballkanin, bëri që Lazio të mbetej me një lojtar më pak në fushë që në minutën e 15-të të takimit në Romë.

Patric u përjashtua me të kuq për ndërhyrje në Krasniqin, që ka pasur tjera momente të mëdha në ndeshje.

Krasniqi e kompletoi ndeshjen te Cluji që kualifikimin e kërkon në ndeshjen e dytë në Rumani.

Ndryshe, te Lazio nga minuta e parë u aktivizua edhe reprezentuesi i Shqipërisë, Elseid Hysaj, iu cili u zëvendësua në minutën e 61-të.

/Shqip.com