Sport Ndërkombëtar

Lazio e Hysajt eliminonin Clujin e Krasniqit nga Conference League

Ermal Krasniqi po kalon momente të mira në karrierë.

Ish-futbollisti i Ballkanit luajti për 84 minuta në përballjen e skuadrës së tij të re, Cluj ndaj Lazios në Conference League.

Skuadra e Krasniqit u eliminua nga gara pasi në ndeshjen e parë në Romë, kishin humbur 1:0, ndërkaq sonte mbrëma përkundër lojës së mirë nuk ia dolën të shënojnë.

Lazio me këtë rezultat kualifikohet tutje. Te ky ekip gjatë gjithë ndeshjes u aktivizua edhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj.

/Shqip.com