Lajme Botë

Lavrov: Qëndrimi i kryeministres së re britanike ndaj Rusisë është negativ

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka hedhur akuza në drejtim të kryeministres së re britanike, Lizz Truss duke thënë se ajo ka një qëndrim negativ ndaj Rusisë dhe se Britania humbjen e ndikimit të saj pas Brexit po mundohet ta kthej përmes veprimeve agresive lidhur me situatën në Ukrainë.

Sipas Lavrov, Truss ka një linjë të ashpër për mbrojtjen e interesave të Britanisë pa dashur të bëj ndonjë kompromis me të tjerët.

“Truss ka parimet e saj, kryesisht, respektimin e një linje të ashpër në mbrojtjen e interesave të Britanisë pa asnjë dëshirë për të marrë parasysh pozicionin e të tjerëve ose për të bërë ndonjë kompromis. Unë nuk mendoj se kjo do të ndihmojë forcimin e qëndrimit e atij vendi në skenën ndërkombëtare, i cili ka rënie qartë pas Brexit. Tani Londra për një kohë të gjatë është duke u përpjekur në mënyrë aktive për të kompensuar këtë humbje të identitetit dhe ndikimit në Bashkimin Evropian duke ndërmarrë hapa mjaft drastikë, duke përfshirë veprime agresive në lidhje me situatën që është krijuar rreth Ukrainës.”, ka deklaruar Sergei Lavrorv.

Liz Truss gjatë emërimit të saj si kryeministre e re nga Mbretëresha Elizabeth

Sipas Ministrit të Jashtëm të Rusisë, Truss duhet që fillimisht të rregulloj marrëdhëniet me fqinjët e saj si Franca pastaj të merren me Rusi, shkruan agjencia ruse e lajmeve Tass, transmeton Shqip.com.

“Unë besoj se Liz Truss ka ende një prioritet më të lartë: para se të formulojë përfundimisht qëndrimin e saj ndaj Rusisë, i cili është dukshëm negativ, asaj do t’i duhet të zgjidhë marrëdhëniet me fqinjët e afërt [të Mbretërisë së Bashkuar], për të marrë vendimin për kush është presidenti francez Emmanuel Macron – mik apo armik. Kjo pyetje është ende në ajër. Mbetet pa përgjigje. Besoj se do të ishte më e rëndësishme që të dy fqinjët të merren më parë me këtë, sesa të hedhin sytë shumë përtej kufijve të tyre”, tha Lavrov.

Truss, do të udhëheqë Britaninë, pasi paraardhësi i saj, Boris Johnson dha dorëheqje në korrik për shkak të disa skandaleve.

Ajo, fitoi garën në Partinë Konservatore, duke siguruar postin e lideres së kësaj partie dhe të kryeministres së re të Britanisë së Madhe.

Truss, do të bëhet kryeministrja e tretë grua e Britanisë, pas Thatcher-it dhe Theresa May./Shqip.com