Lajme Botë

Lavrov: Nuk kishte gjenocid kur u bombardua Jugosllavia

“Situata kur Jugosllavia u bombardua nuk ka asgjë të përbashkët me gjenocidin”, është deklaruar Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, duke iu referuar deklaratave të kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

një intervistë për televizionin rus RT, ai pohoi se gjykatat ndërkombëtare nuk kanë marrë ndonjë vendim për këtë çështje.

“Scholz dhe zyrtarë tjerë të NATO-s kanë thënë që NATO është një aleancë mbrojtëse. Putin ia rikujtoi Scholz në një konferencë të përbashkët bombardimin e Jugosllavisë”.

“[Scholz] tha që NATO kishte intervenuar në mënyrë që ta parandalojë gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës. Që ka qenë një sukses, dhe që tash regjioni është duke prosperuar. Është larg prej prosperitetit”.

“Kosova dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë duke u bërë vatër e krimit. Ka terroristë, shpërndarës të drogës. Mercenarët janë duke u rekrutuar atje për konflikte ushtarake të nxitura nga ShBA-të, në mesin e tjerave”, shtoi ministri rus.

“Ka informacione që militantët nga Kosova, Shqipëria, dhe Bosnja janë duke u rekrutuar që të e çekuilibrojnë Rusinë, këtu përfshihet edhe dërgimi i tyre në Donbass [në Ukrainën veriore]. Ne jemi duke e verifikuar atë qysh tash”.

Sipas tij, të thuash që NATO pushtoi Jugosllavinë më qëllime fisnike është “e pasaktë” dhe “jo etike, thënë më së buti”.

Ai i quajti “propagandë, lajme të rreme, trillim” deklaratat e Perëndimit që Rusia po përgatitet ta pushtojë Ukrainën, edhe pse tash ata kanë mbledhë afër 200 mijë trupa sipas ambasadorit të ShBA-ve në OSCE, Michael Carpenter.

Kancelari i ri gjerman Olaf Scholz u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, për të diskutuar krizën në Ukrainë.

ShBA-ja dhe aleatët e NATO-s e kanë kërcënuar me sanksione Rusinë./SHQIP.com