Lajme Botë

Lavrov do të vizitojë javën e ardhshme Turqinë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov do të vizitojë javën e ardhshme shtetin turk, raporton transmetuesi privat turk NTV.

Zyrtari i Kremlinit thuhet se do të vizitojë vendin nga 6-7 prill ndërsa do të flas me zyrtarët turk rreth luftës në Ukrainë dhe zhvillimet në Siri.

Lavrov në muajt e fundit ka bërë udhëtime të shumta në Afrikë në një përpjekje për të treguar se Perëndimi ka dështuar të izolojë Moskën për pushtimin e Ukrainës.

Dhe këtë javë ai foli gjithashtu për shpresat e tij për të ndryshuar ato që ai i quajti “fërkime” midis Azerbajxhanit dhe Iranit.

Udhëtimi i tij i fundit është një shembull tjetër i aleatit të presidentit rus, Vladimir Putin që përpiqet të ruajë marrëdhëniet me kombet e tjera ndërsa pushtuesit rusë mbeten në Ukrainë, shkruan Daily Sabah.

Ndryshe, Lavrov është një ndër zyrtarët e shumtë rusë që janë sanksionuar pas pushtimit të pajustifikueshëm të Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

/Shqip.com