Lajme

Lavrov: Do ta mashtrojnë Serbinë për Asociacionin siç na mashtruan neve

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov
Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov, ka reaguar për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe propozimin frank-gjerman.

Sipas tij, perëndimi “do të mashtrojë” serbët për çështjen e Asociacionit “siç kishin bërë me rusët në Marrëveshjen e Minskut”.

“E njëjta histori: mashtrimi i serbëve në lidhje me Asociacionin e komunave serbe në Kosovë, mashtrimi i Rusisë në lidhje me marrëveshjet e Minskut”, ka deklaruar Lavrov në Nju Delhi, ku aktualisht po merr pjesë në një takim të krerëve të diplomacisë së shtetet anëtare të G20, shkruan Index.hr.

Siç pretendon Lavrov “vendet perëndimore nuk kanë ndërmend të zbatojnë marrëveshjet që kanë të bëjnë me serbët në Kosovë, ashtu siç nuk ishin të gatshme të përmbushin kërkesat e Marrëveshjes së Minskut”.

Lavrov beson se vendet perëndimore nuk kanë ndërmend të zbatojnë marrëveshjet që kanë të bëjnë me serbët në Kosovë, ashtu siç nuk ishin të gatshme të përmbushin kërkesat e Marrëveshjes së Minskut.

Ai shtoi se nënshkruesit e Marrëveshjeve të Minskut e pranuan sinqerisht se këto marrëveshje ishin të nevojshme për t’u përgatitur për luftë kundër Rusisë.

/Shqip.com