Lautaro në “radarin” e gjigantit evropian
Publikuar:
(17.05.2023 15:15:38)

Chelsea po mbyll një sezon totalisht të dështuar, por në Londër vijon të flitet për përforcime, madje për lëvizje të bujshme. Në Angli janë të bindur, Victor Osimhen është dëshira më e madhe, por jo e vetmja. Sipas Guardian, drejtuesit e klubit po mendojnë të afrojnë në skuadër një tjetër “bomber”.
Me Romelu Lukakun që me shumë gjasa do të qëndrojë tek Inter, “Blutë” e Londrës do të tentojnë të afrojnë në skuadër një tjetër sulmues të Inter, bëhet fjalë për Lautaro Martinez.

Sigurisht t’i rrëmbesh Interit sulmuesin argjentinas nuk është aspak e lehtë, pavarësisht milionave që ofron pronari i Chelseas, pasi dëshira e “demit” është të qëndrojë në Milano.
/Shqip.com