Sport Ndërkombëtar

Lautaro ka një mesazh për Messin

Barcelona, dje, e ka siguruar titullin e kampionit në La Liga dhe gjithashtu mendjen e ka te rikthimi i mundshëm i Lionel Messit.

Sulmuesi i Interit dhe shok skuadre me Messin te Argjentina, Lautaro Martinez, ka zbuluar se ka komunikuar së fundmi me “Pleshtin” dhe ka theksuar se e ka këshilluar të rikthehet te Barcelona.

“Leo është ende në Paris, i përfshirë në situata të pakëndshme, kohët e fundit i kemi dërguar mesazhe njëri-tjetrit. Biseda ka qenë e dashur dhe e këndshme, ne njihemi prej shumë vitesh”, ka thënë Lautaro.

“Ai është lojtari më i mirë në botë dhe çdo trajner do ta donte. Me gjithë respektin e duhur, kalim në Arabinë Saudite nuk më duket zgjidhja e duhur. Barcelona është Barcelona dhe Barça është shtëpia e tij”, ka thënë Lautaro.

/Shqip.com