Lajme

Laurens van Puyenbroeck caktohet për avokat kujdestar të Salih Mustafës 

Ish- komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa
Ish- komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë caktuar një avokat të ri kujdestar për të dënuarin Salih Mustafa.

Bëhet fjalë për Laurens van Puyenbroeck, i cili është caktuar në këtë detyrë më 26 janar.

“Më 26 janar 2024, Sekretari caktoi z. Van Puyenbroeck si avokat kujdestar të z. Mustafa. Van Puyenbroeck është pranuar në listën e avokatëve në përputhje me nenin 7(3) të Direktivës për avokatin dhe vazhdon të përmbushë kërkesat e Seksionit 5 të Direktivës për Mbrojtje”, thuhet në vendim.

Paneli i Gjykatës Supreme një ditë më parë kishte lëshuar një vendim për konflikt interesi për avokaten mbrojtëse, Venkateswari Alagendra, duke deklaruar se vendimi i regjistruesit për Alganderën nuk ka efekt ligjor, duke kërkuar emërimin e avokatit kujdestar.

/Shqip.com