Laura Fazliu i siguron Kosovës edhe një medalje të artë

Xhudistja kosovare triumfoi në finale e sotme të Lojërave Mesdhetare Oran 2022.
Ajo mposhti kundërshtaren spanjolle, Perez Cabana, në kategorinë 63kg.
Para kësaj ndeshje, Fazliu në gjysmëfinale mposhti algjerianen Amina Belkadi.
Në çerekfinale Fazliu, triumfoi me “Wazari”, duke e mposhtur kroaten, Iva Oberan.

Me këtë fitore, ajo i sigurio Kosovës medaljen e dytë të artë në këto gara.
Të parën e siguroi dje, Distria Krasniqi pasi u tregua më e mira ndaj kundërshtarëve.
Përndryshe, kjo është hera e dytë që Kosova merre pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, kur morri pjesë në Spanjë dhe fitoi katër medalje.

Derisa, deri më tani Kosova ka siguruar tri medalje, me Distria Krasniqin që fitoi të artën dhe Flaka Loxhën që rrëmbe të bronztën.
Derisa, Shpejtim Bajoku garon sot në finale të boksit./Shqip.com