Laura Fazliu e fiton medjalen e argjendë në Mastersin e Jeruzalemit
Publikuar:
(21.12.2022 17:00:24)

Laura Fazliu e ka fituar medaljen e argjendë në Mastersin e xhudos në Jeruzalem dhe 1260 pikë olimpike.
Xhudistja 22-vjeçare nuk ishte bartëse në kategorinë deri 63 kilogramë. Por ka shënuar plot katër fitore, të gjitha ndaj top-xhudisteve botërore, për të fituar medaljen e argjendtë.
Laura në finale u mposht nga Miku Takaichi e Japonisë. Takaichi ka dy medalje të argjendta e dy të bronzta botërore. Ka tani katër të arta në Masters. Laura zhvilloi luftë të fortë, por përvoja e japonezes erdhi në shprehje në aksionin vendimtar.
Me suksesin e sotëm, Laura ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit për në Lojërat Olimpike Paris 2024.
/Shqip.com