Lajme

Latifi: Të shmangët 100 për qind konflikti i interesit gjatë përpilimit të Listës Esenciale të Barnave

Ish- Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka kërkuar që të shmanget 100 për qind konflikti i interesit sa i përket përpilimit të Listës së Barnave Esenciale.

Ai po ashtu ka kërkuar që të këtë transparencë gjatë përpilimit.

““Si ministër i Shëndetësisë pres që ky proces t’i përmbush standardet më të rëndësishme që janë e këto janë përgjegjësia maksimale prej secilit prej jush si anëtar të Komitetit…kompetencë profesionale dhe integritet, dituri shkencore  me lami në fushat tuaja dhe shmangie absolute, shmangie të 100% të konfliktit të interesit dhe transparencës maksimale,  me qëllimin  kryesor që në listë të përfaqësohen ekskluzivisht interesi klinik i pacientëve.

Çdo shmangie nga këto nuk ka vend në këtë komitet, nuk ka vend në këtë ministri dhe nuk ka vend në këtë qeveri. Jam shumë i sigurt se secili prej jush do të jap atë që e din dhe mundet duke qenë pjesë e një procesi shumë të rëndësishëm për shëndetësinë tonë. Iu bëjë me dije të gjithëve që ne do të kujdesemi që procesi të arrij të gjitha standardet dhe nga Komiteti presim të përcaktoj dinamikën e finalizimit të procesit”, u shpreh ministri i Shëndetësisë.

Ai ka kërkuar që Lista Esenciale të bëhet të përgatitet sa më shpejt që është e mundshme.

Ndërkaq, Driton Vela, kryesuesi Komitetit ka thënë se përpilimi i Listës nuk ka nevojë për përmirësime cilësore.

“Për ta përpiluar një listë që i plotëson të gjitha kërkesat e vendit  sigurisht që do t’i shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet shkencore që i kemi në dispozicion….Nga neve si grup pritet që përpilimi i listës të bëhet ashtu që vendimmarrja jonë të jetë transparente e pa ndikuar nga konflitet e interesit dhe bazuar në principet moderne të mjekësisë. Në listën e re do t’i plotësojmë edhe mangësitë e listës së vitit 2019. Prej miratimit të listës së fundit kanë kaluar më tepër se 3 vite  ka ndryshime të hovshme në mjekësi terapi të reja të cilat e kanë rritur mbijetesën ndaj sëmundjeve të caktuara dhe ne këto do t’i marrim parasysh. .. nëse i përfshijmë ato me argumentet shkencore direkt do të ndikojmë në  cilësinë e shëndetit të pacientëve”, u shpreh Vela.

Sipas Velës Kosova nuk figuron në listën e OBSH-së me listën e saj të barnave esenciale./SHQIP.com