Lajme

Latifi sërish kandidat për kryetar të Rahovecit

Smajl Latifi, kryetar i Rahovecit

Smajl Latifi do të jetë kandidat për kryetar të Rahovecit edhe për një mandat, përcjell Shqip.com

Zyrtarizmin e kandidaturës së tij e konfirmoi kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradianj, gjatë vizitës në Rahovec.

Ai po ashtu përmendi edhe diasporën që sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje “ka tentuar t’i mashtrojë”.

“Vëllezërit dhe motrat tona në diasporë, janë njerëzit që e dojnë më së shumti Kosovën. Në kohët më të vështira e ndihmuan Atdheun. Nuk janë ata njerëz që e ndihmojnë mashtrimin. Pra, nuk do ta ndihmojnë mashtrimin diaspora e jonë. Nuk mundet me i mashtru ata, pasi që nuk jetojnë këtu. Kanë mendu se e kanë më lehtë, pasi që nuk jetojnë këtu. Po, nuk është lehtë me mashtru diasporën”, ka thënë Haradianj.

Haradinaj, kishte kritike edhe për Qeverinë e Kosovës për sa i përket subvencioneve.

“Ndodhi ajo që më së shumti ja kam pasur frikën, nga kjo Qeveri, në vend se me marr ndryshimin ne po e marrim mashtrimin nga ta. Kurrë se kam pritur që ka me mu deshtë mua, që në Parlamentin e Kosovës që për shkak të kryetarit të juaj Smajl Latifi, me i mbrojt subvencionet dhe mos me ju hjek 400 euro. Mos të kishte ndodhur alarmi që e ka dhënë kryetari i juaj Smajl Latifi, ishte duke ndodhur sanksioni për fermerët, vreshtarët dhe të tjerëve, duke ju hjekur ato subvencione”, deklaroi Haradinaj. /Shqip.com