Lajme

Latifi – qytetarëve: Shfrytëzojeni të drejtën e votës

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Rahovecin, Smajl Latifi

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Rahovecin, Smajl Latifi, ka  shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Latifi ka thënë se bashkë me familjen e tij sot ka dalë për ta kryer obligimin si qytetarë.

“Në këtë ditë të bukur nëntori, me bashkëshorten Fatimen dhe djalin Etnikun, e kryem obligimin qytetar – votuam”.

“Shfrytëzojeni të drejtën tuaj: Votoni!”.

Latifi në garë për Rahovecin ka kandidatin, Visar Korenica nga Lëvizja Vetëvendosja.