Lajme

Latifi për udhëtimet e shpeshta: Gjendja emergjente në shëndetësi s’rregullohet brenda natës

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi

“Të gjithë kanë të drejt të kritikojnë, por që gjendja në emergjente në shëndetësi nuk mund të rregullohet brenda natës dhe se kjo do të vazhdojë edhe disa vjet”.

Kështu është shprehur ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i cili ka komentuar kritikat për udhëtimet e tij të shpeshta jashtë vendit.

“Gjendja emergjente në shëndetësi ka qenë që disa vite dhe do të vazhdoj të jetë edhe për disa vjet, nëse ju gazetar ose dikush tjetër dini me rregulluar shëndetësinë brenda natës ose disa muajve ejani ju pres me kënaqësi”.

Ata që kritikojnë e kanë të drejtën e vet unë ju kisha lutur që të keni pak ma durim se mjekësia nuk bëhet brenda natës”, tha Latifi pas takimit me deputetin e Parlamentit Evropian nga Austria, Lukas Mandl.

Ai tha se Qeveria nuk ka dhënë kurrë më shumë para për barna sesa këtë vit.

“Mungesa e barnave është problem shumë serioz, janë ekipet e posaçme që merren me to, ministri i shëndetësisë merret me gjithçka, por nuk mund të merret vetëm me një aspekt të barnave, megjithatë Qeveria kurrë nuk ka dhënë më shumë para për barna ndoshta na duhet një menaxhim më i mirë i gjithë procesit dhe indikacioneve, jemi duke përdor strategjinë për me zvogëluar mungesën e barnave, p.sh. sëmundjet e rralla kurrë nuk kanë pasur fonde se sa këtë kohë që kanë”. /SHQIP.com