Lajme

Latifi në Pejë: Vaksinimi është e vetmja rrugë për tu mbrojtur nga infektimi nga COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi dhe Kryetari i Pejës, Gazmend Muhagjeri

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka qëndruar gjatë ditës së premte në Pejë me kryetarin e kësaj komune, Gazmend Muhaxheri.

Gjatë kësaj vizite ministri Latifi u njoftua për Kujdesin Primar Shëndetësor në këtë komunë dhe po ashtu edhe për nevojat që i ka shëndetësia e Pejës.

“Theks të veçantë, iu dha procesit të vaksinimit, sidomos inkurajimin dhe ndërgjegjësimin e mëtejmë të qytetarëve që të vaksinohen, pasi që sipas ministrit Latifi, vaksinimi është e vetmja rrugë për tu mbrojtur nga infektimi nga COVID-19”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Gjatë këtij takimi gjithashtu u diskutua edhe për projektet shëndetësore, në veçanti për vazhdimin e ndërtimit të Qendrës së Trajnimeve, që do t’i shërbejë gjithë stafit shëndetësor!

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi në Pejë

Latifi u zotua se do të jetë në mbështetje të vazhdueshme për përmirësimin e kujdesit shëndetësor në këtë komunë.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri falënderoj ministrin Latifi për vizitën dhe për mbështetjen e bashkëpunimin mes Ministrisë dhe Komunës, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore shëndetësore për qytetarët./Shqip.com