Lajme

Latifi arsyeton masat e reja anti-COVID

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka arsyetuar masat e reja për kontrollin dhe parandalimin e COVID-19 të cilët kanë hyrë në fuqi më 22 janar.

Masat e fundit të miratuara nga Qeveria janë kritikuar nga opozita e shoqëria civile, të cilët kanë thënë se të njëjtat janë në kundërshtim me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Por, sipas Latifi, këto masa janë marrë pas diskutimeve të gjata me profesionistët shëndetësorë.

“Të gjitha vendimet që merren për çfarëdo mase janë diskutime të gjata, edhe me profesionistë shëndetësorë, edhe nga IKSHPK-ja, edhe nga grupi këshilldhënës i MSH-së”.

“Masat që i kemi marrë për parandalimin janë rezultat i balancimit të faktorëve te situatës në vend e rajon”, u shpreh Latifi në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për gjendjen me pandeminë.

Sa i përket stafit shëndetësor, ai bëri të ditur se aktualisht janë 130 mjekë dhe 160 infermierë të infektuar me Coronavirus.

Andaj, Latifi ka treguar se kanë marrë vendim që të shkurtojnë afatin e kthimit në punë për punëtorët shëndetësorë, të cilët do të kthehen në punë në ditën e pestë pas infektimit, nëse nuk kanë simptoma./SHQIP.com