Lajme

Largohet terraca e fundit në sheshin e Prishtinës

Tarraca e fundit që ka mbetur e vendosur në sheshin qendror të Prishtinës është larguar sot.

Lidhur me këtë ka njoftuar Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, e cila tha se ky largim është bërë duke u refuzuar edhe të drejta e ankesës nga pala.

“Pas vërtetimit të vendimit të Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës dhe refuzimit të ankesës së palës nga ana e Komisionit për shqyrtimin e ankesave të Komuna e Prishtinës, pala fillon largimin i tarracës (konstruksionit) të fundit që ishte i vendosur pa leje ne sheshin qendror të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Ky largim i tarracës është bërë sipas afatit të dhënë nga Drejtoria e Inspekcionit.

Kujtojmë se Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, ka marrë vendim që të gjitha hapësirat e lokaleve dhe objekteve të tjera të cilat shfrytëzohen pa leje të fillojnë largimin e tyre.

Po ashtu, palat e përfshira në këtë vendim kanë pasur të drejtën e shfrytëzimit të ankesës./Shqip.com