Lajme

Largohet orteku i borës në Drelaj të Rugovës, s’ka të lënduar

Ilustrim

Në fshatin Drelaj të Rugovës është raportuar se një ortek bore ka blllokuar disa banorë të kësaj ane.

Nga Komuna e Pejës kanë thënë për Shqip.com se nuk ka të lënduar ndërsa orteku është larguar dhe rrugët janë të kalueshme.

“Orteku është larguar ndërsa tani Rrugët e Rugovës janë të kalueshme por me disa vështirësi. Kjo ka ndodhur për shkak të reshjeve dhe lagështisë, ka pjesa e Drelajve ka disa rrëshqitje të borës, për çka bëjmë thirrje për kujdes maksimal nga ngasësit e veturave”, tha Faik Zekaj, zëdhënës në këtë komunë.

Ilustrim

Po ashtu, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha se nuk është raportuar për të lënduar.

Ndërsa nga Qendra Emergjente e thirrjeve 112, kanë bërë të ditur se dy kompanitë të cilat janë të angazhuara për pastrim të rrugëve, janë në vendin e ngjarjes./Shqip.com