Rozë Ndërkombëtar

Largohet nga rrjetet sociale, aktori i famshëm tregon arsyen

Aktori i njohur anglez, Tom Holland, sapo dha një lajm të trishtë për fansat e tij.

Ai ka bërë me dije se do të largohet nga rrjete sociale për pak kohë.

Ai ka bërë me dije se shkaku i largimit nga rrjetet sociale është pikërisht gjendja e shëndetit të tij mendor.

“Kam bërë një pushim nga mediat sociale për shëndetin tim mendor, sepse më duket se Instagrami dhe Twitteri janë tepër stimuluese, dërrmuese, fiksohem kur lexoj gjëra për mua, dhe në fund, është shumë e dëmshme për gjendjen mendore. Kështu që vendosa të bëj një hap prapa dhe të fshij aplikacionin.”, tha aktori në një video për largimin e tij nga rrjetet sociale, raporton DailyMail.


Krahas videos, Tom shkroi një postim duke inkurajuar fansat e tij të dhurojnë për bamirësinë Stem4, e cila mbështet shëndetin mendor pozitiv tek adoleshentët.

Ylli i Spider-Man u përmbyt me mesazhe mbështetjeje, përfshirë shumë dhe nga miqtë e tij si Justin Bieber, i cili shkroi: ‘Të dua’.

Një fans tjetër e quajti Tomin ‘personin më të mirë’, ndërsa një tjetër shtoi: ‘Njeri i mirë’.
Aktori ka një platformë të madhe në rrjetet sociale dhe ka mbi 67 milionë ndjekës vetëm në Instagram. /SHQIP.com