Sport Ndërkombëtar

Largohet nga Kupa e Botës gjyqtari Mateu Lahoz

Gjyqtari Mateu Lahoz nuk do ta ndajë drejtësinë në katër ndeshjet e mbetura të Kampionatit Botëror “Katari 2022”.

Të hënën është raportuar se Lahoz është dërguar në shtëpi pas referimit të dobët që e pati në ndeshjen çerekfinale mes Argjentinës e Holandës.

Lahoz është kritikuar nga të dyja ekipet pas ndeshjes, përfshirë këtu edhe yllin e Argjentinës, Lionel Messin.

Referee Antonio Mateu shows a yellow card to Argentina’s Lionel Messi during the World Cup quarterfinal soccer match between the Netherlands and Argentina, at the Lusail Stadium in Lusail, Qatar, Saturday, Dec. 10, 2022. (AP Photo/Ricardo Mazalan)

Argjentina e eliminoi Holandën pas penalltive, ndërsa Lahoz vendosi një rekord në Kupën e Botës në atë ndeshje, duke ndarë hiç më pak se 16 kartonë të verdhë.

Ai gjithashtu, e ndau edhe një karton të kuq. Referimi i tij i dobët, ka bërë që spanjolli Lahoz të mos jetë më pjesë e turneut të Katarit.

/Shqip.com