Lajme

Shitësit ambulantë largohen nga sheshi i Prishtinës

Sheshi i Prishtinës.

Të mërkurën, inspektorët komunalë kanë larguar nga sheshi “Nënë Tereza”, të gjithë shitësit ambulantë, përcjell Shqip.com.

Kështu ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili bëri të ditur se ata vepronin aty ilegalisht.

Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se ky veprim është ndërmarrë pasi që nuk mund të lejojnë shitje ilegale të produkteve të pakontrolluara që mund të ndikojnë negativisht në shëndetin publik.

“Sot, inspektorët tanë kanë larguar nga Sheshi ‘Nënë Tereza’ të gjithë shitësit ambulantë, të cilët veprojnë aty pa leje, ilegalisht!

Ne nuk mund të lejojmë shitje ilegale të produkteve të pakontrolluara, në sheshet tona, të cilat mund të kenë efekte negative në shëndetin publik”, shkroi ai./SHQIP.com