Lajme

Largohen bilbordet ilegale në Zveçan

Aksioni për heqjen e bilbordeve ilegale në Zveçan
Aksioni për heqjen e bilbordeve ilegale në Zveçan

Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, për heqjen e billbordeve ilegale me simbole e imazhe serbe e ruse, në Radio Dukagjini ka thënë se situata në veri është e qetë por njëkohësisht edhe delikate.

“Situata e sigurisë është e qetë por delikate. Ne kemi njohuri se ato janë larguar, ne jemi në vazhdimësi në veri të vendit dhe kemi asistuar në këtë rast”, ka thënë Elshani.

Ndërsa, i pyetur nëse vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) lidhur me dinarët dhe nëse ai ka ndikuar në disponimin e tyre, Elshani është shprehur se për këtë çështje nuk ka ndonjë informacion.

“Për besë nuk e di, sepse edhe ne nuk e dimë njëherë se çfarë do të thotë kjo…”, ka thënë tutje Elshani.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se sot në Zveçan janë larguar këto billborde ilegale.

Ministri ka thënë se “këto billborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë”.

Sveçla ka shpërndarë edhe videon gjatë këtij aksioni, ku shihet se i pranishëm ishte edhe  ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

/Shqip.com