Rozë

Larg Shqipërisë prej vitesh, ish missi shqiptar shfaqet duke kënduar këngë shqipe

Modelja, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman

Almeda Abazi ka disa vite që jeton në Turqi.

Ajo është e martuar me aktorin e famshëm turk, Tolgahan Sayisman, me të cilin ka dhe dy fëmijë.

Ajo ka treguar se është shumë e lidhur më Shqipërinë pavarësisht që jeton larg saj.

Madje ajo pak muaj më parë shijoi disa ditë pushime në jug me aktorin turk.

Së fundmi, ajo ka publikuar një video ku shihet duke kënduar një këngë popullore të Shqipërisë së Mesme.

Nëna e dy fëmijëve shihet në makinë duke udhëtuar dhe ka zgjedhur ta kalojë rrugën duke shijuar një këngë shqiptare.

“Tirona” ka shkruar ish missi duke përshëndetur ndjekësit shqiptarë./SHQIP.com