Sport Ndërkombëtar

Laporta përgjigjet në pyetjen se a do të kthehet Messi te Barcelona

FOTO: tbsnews
FOTO: tbsnews

FC Barcelona nuk arriti ta mposhtë Getafen në ndeshjen e mbrëmshme, por tifozët e saj kishin arsye për të festuar. Të paktën disa nga ata që duan që Lionel Messi të kthehet në klub.

Në fakt, tifozët e klubit katalanas e kanë rrethuar presidentin Joan Laporta dhe krahas ‘selfies’ me të i kanë bërë pyetje për rikthimin e mundshëm të yllit argjentinas.

A do të kthehet Messi? u pyet Laporta nga tifozët, teksa përgjigja e tij ishte pozitive ” Po”.

Messi është nën kontratë me Paris Saint-Germain deri në fund të këtij sezoni dhe ende nuk dihet se cili do të jetë vendimi i tij. Opsionet janë të ndryshme: të qëndrojë në klubin ku tifozët kanë filluar ta ofendojnë, të pranojë ofertën e Al-Hilal prej 400 milionë euro pagë vjetore, të shkojë në një klub tjetër evropian ose të kthehet në shtëpinë e tij në Barcelonë.

Messi ka luajtur 778 ndeshje për Barcelonën dhe ka shënuar 672 gola. Ai fitoi gjithçka që ishte e mundur me klubin katalonas.

/Shqip.com