Sport Ndërkombëtar

Laporta mund t’i hapë rrugë Dembeles për të qëndruar

Laporta dhe Dembele

Ousmane Dembele ka qenë tema kryesore e bordit të Barcelonës që prej se filluan shkurtimin e pagave.

Ai nuk u pajtua me idenë e tyre për renovim kontrate me shkurtim të pagës fikse, prandaj edhe ndau mendjen për t’u larguar.

Por, francezi tani duket se ka interesim të qëndrojë – për çka edhe ka komentuar presidenti i klubit Joan Laporta, raporton Fabrizio Romano.

“Më kanë thënë se Ousmane është shumë i lumtur këtu te Barça. Le të shohim se çfarë do të ndodhë me kontratën e tij – ne kemi një sistem shumë të qartë pagash. Alemany po punon për të parë nëse është e mundur të arrihet një marrëveshje”, tha presidenti i klubit.

Dembele po kalon formë të “ringjalljes” me Xavin që nga koha e tij te Dortmund dhe këtë gjë e ka parë Laporta.

“Ne jemi krenarë sepse Dembélé tani po punon nën drejtimin e Xavi-t”, shtoi ai.

24 vjeçari ka vlerën e 30 milion eurove në treg dhe kontratë me katalanasit deri ë 30 qershor të këtij viti (transfermarkt).

Xavi duket se me të vërtetë ka bërë ndryshime në klub, duke përjetuar një seri prej 13 ndeshjeve pa humbje në La Liga.

Për këtë rezultat, kontribut ka edhe sulmuesi i djathtë që në 12 paraqitje në kampionat ka realizuar një gol dhe ka dhuruar nëntë asiste. /Shqip.com