Sport Ndërkombëtar

Laporta: Ju kërkoj të keni besim te ne

Presidenti i Barcelonës

Pas humbjës që Barcelona pësoi mbrëmë nga Bayern Munchen me rezultat 0-3, tifozët katalunas kanë “shpërthyer” në rrjetet sociale duke e kërkuar shkarkimin e Ronald Koeman.

Por, për ta qetësuar paksa këtë situatë, presidenti i ekipit katalunas, Joan Laporta ka dalë me një mesazh publik, shkruan Shqip.com.

Ai ka thënë se e kupton faktin që janë duke kaluar nëpër një situatë të vështirë, por duhet ta mbështesin ekipi pasi ditë të mira do vijnë.

 “Përshëndetje Cules, unë jam aq e lënduar dhe e indinjuar si të gjithë ju. Unë ju them se ajo që po ndodh është një nga skenarët që ne menduam. Dhe ju kërkoj durimin tuaj dhe që të vazhdoni të mbështesni ekipin. Gjithashtu ju kërkoj të keni besim te ne që drejtojmë klubin. Ne kemi nevojë për këtë diferencë besimi, dhe ju nuk keni dyshime: ne do ta rregullojmë atë. Faleminderit shumë dhe Visca el Barça” ka thënë ndër të tjera Laporta.

Njëra nga arsyet kryesore pse tifozët ishin të paknaqur me performancën e Barces kundër bavarezëve është për faktin që Koeman zgjodhi të luajë me formacionin 3-5-2 që nuk e përfaqëson “idenditetin” ekipit.

Sipas disa raportimeve jozyrtare, tre ndeshjet e ardhshme priten të jenë vendimtare nëse trajneri holandez do vazhdojë në stolin e Barcelonës./Shqip.com