Sport Ndërkombëtar

Laporta: Barca është kthyer

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta

Merkato e janarit duket që do jetë e “nxehtë” për ta.

Barcelona është e lidhur me transferimin e disa futbollistëve, ndërsa Ferran Torres veçse është bërë zyrtar.

Presindenti i klubit katalunas, Joan Laporta ka thënë fjalë të mëdha  – në konferencën e dhënë sot – pas prenzatimit të Torres në “Camp Nou”.

“E gjithë bota e futbollit duhet të përgatitet, pasi ne jemi kthyer si lojtar të mëdhenj në tregun e transferimeve. Barça është kthyer. Ne po punojmë për të ndërtuar një ekip të mirë.

Gjithçka është e mundur nëse i bëjmë gjërat mirë. Dhe jam i sigurt që do ti bëjmë. Lojtarët kryesorë janë të hapur për t’iu bashkuar Barçës. Patjetër që po rikuperojmë statusin”, tha ndër të tjera Laporta.

Vídeo: Laporta convierte la presentación de Xavi en una fiesta: éxtasis  entre cánticos contra el PSG
Laporta dhe Xavi

Ndërsa, drejtori sportiv, Mateu Alemany i pyetur për situatën e Dembeles, tha “Ne ishim të duruar me Ousmane. Që tani e tutje, ne do të marrim vendimet e duhura”.

Katalunasit e kanë nisur me këmbë të mbarë vitin 2022.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në La Liga – kundër Mallorcas, ata triumfuan me rezultat minimal 0-1, ani pse ishin me mungesa të shumta.

Për momentin, Barca gjendet në vendin e pestë në La Liga, me 32 pikë të grumbulluara pas 20 ndeshjeve të zhvilluara./Shqip.com