Sport Ndërkombëtar

Laporta: Agjenti i Gavit nuk e ka pranuar vazhdimin e kontratës

Presindenti i Barcelonës, Joan Laporta

Gavi e ka në tavolinë kontratën e re të ofruar nga FC Barcelona, por nuk e ka vazhduar ende.

Për këtë fakt i zhgënjyer është presidenti i klubit, Joan Laporta.

“Nuk kemi asnjë lajm që e ka pranuar. Lajmi që kemi është se ai po krahason dhe se në një moment ai do të duhet të thotë diçka. Ne e kemi deklaruar tashmë qëndrimin tonë dhe për momentin nuk është pranuar nga agjenti i lojtarit”, tha Laporta.

 I pyetur nëse ishte i lënduar, ai tha “po, sepse ne nuk e kuptojmë atë. Ai është një lojtar që të gjithëve na pëlqen; ai është 17 vjeç, ka një të tashme dhe të ardhme të mrekullueshme te Barça”.

Gavi ishte një nga pikat e vetme pozitive në sezonin e fundit.

Ani pse vetëm 17-të vjeçar – ai zhvilloi 34 ndeshje në La Liga, duke shënuar dy gola dhe asituar pesë herë.

Kontrata e tij me Barçën skadon në vitin 2023, teksa në “Transfermarkt” konsiderohet që vlen 60 milionë euro. /Shqip.com