Lansohet shërbimi me pagesë i Facebook dhe Instagram

Pas Australisë dhe Zelandës së Re, shërbimi i verifikimit me pagesë i kompanisë Meta, do të jetë në dispozicion edhe në SHBA.
Çmimi për marrjen e këtij shërbimi, kushton 11,99 dollarë në muaj nëse regjistroheni në ueb ose 14,99 dollarë përmes një dyqani aplikacionesh celulare.
Opsioni i parë ju lejon të merrni vetëm një shenjë blu për Facebook, ndërsa kjo e fundit bashkon gjithashtu Instagramin.
Kompania ka thënë se shërbimi ju siguron “mbrojtje proaktive nga imitimi”, si dhe qasje të drejtpërdrejtë në mbështetjen e klientit.
Për të përdorur shërbimin, duhet të jeni 18 vjeç dhe duhet të kaloni një proces verifikimi, i cili përfshin të keni një ID me foto.
Gjithashtu, duhet të bëhet aktivizimi me vërtetimin me dy faktorë.
Nëse përdorni Meta Verified dhe dëshironi të ndryshoni emrin e profilit, foton, emrin e përdoruesit ose datën e lindjes, atëherë do t’iu duhet të kaloni përsëri procesin e verifikimit.
Kompania nuk ka dhënë detaje se kur ky shërbim do të jetë në dispozicion edhe për Evropë.
/Shqip.com