Lajme

Lansohet projekti për unifikimin e sistemit të adresave për dy komuna

Është bërë lansimi i projektit për unifikimin e sistemit të adresave për dy komunat e Kosovës, Mirtrovicës dhe Istogut.

Kjo është bërë e mundur nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi tha se përmes këtij projekti mundësohet ofrimi më i mirë i shërbimeve për qytetarët.

Përfaqësuesit e këtyre dy komunave, Bedri Hamza dhe Ali Nimanaj janë shprehur shumë falënderues për këtë projekt.

Në anën tjetër, Massimiliano Paolucci, menaxheri i Zyrës së Bankës Botërore, tha se shumë shtet në botë nuk e kanë një sistem të tillë, prandaj sipas tij, vënia në funksion paraqet rëndësi të veçantë për Kosovën.

/Shqip.com