Lajme

Lansohen dy platforma për performacën e gjyqësorit e përcjelljen e lëndëve

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka bërë lansimin e dy platformave që i mundësojnë qytetarëve që të kenë qasje më të lehtë në lëndët e tyre.

Më këtë rast kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj së bashku me Drejtoreshën e MCC-së, Alice Albright kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi.

“Platformat e lansuara janë: Platforma e të Dhënave Online (ODP), e cila ofron të dhëna statistikore për performancën e sistemit gjyqësor të Kosovës dhe Mekanizmi për përcjelljen e lëndëve (CTM),  i cili ofron informacione për palët që kanë lëndë në gjykatë, statusin e tyre si dhe veprimet procedurale të realizuara lidhur me lëndën.’’

Zogaj ka thënë se më këto platforma rritet besueshmëri në gjyqësor.

“Këto platforma online i mundësojnë qytetari përcjelljen e punës së Këshillit gjykatave dhe aksesit shumë ma efikas e ma të lehtë. Këto platforma e lehtësojnë jetën e qytetarit dhe ne besojmë që ka me kontribuar edhe në besueshmërinë e publikut në gjyqësor dhe një prej objektiva është hapja e gjyqësorit dhe komunikimit me qytetarë”.

Ai tha se i kemi 200 mijë lëndë aktive, mund ta kuptoni sa e rëndësishme është që qytetarët të kenë qasje në lëndët e tyre.

“Përcjellja e lëndës në gjykatë është e jashtëzakonshme, kemi numër të madh të lëndëve i kemi 200 mijë lëndë aktive, mund ta kuptoni sa e rëndësishme është që qytetarët të kenë qasje në lëndët e tyre. E vlerësojmë dhe jemi shumë mirënjohës për mbështetjen tuaj”.

Kryeshefja ekzekutive e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright, kjo platformë siguron marrje të shërbimeve në kohë reale.

“Jam shumë e emocionuar që jam këtu në përmbyllje të programit të ndihmës së MCC-së. Qasja e publikut në të gjitha vendimet e institucioneve është esenciale, sidomos në këtë sektorë që ka të bëjë me lëndët gjyqësore”.

/Shqip.com