Lance Armstrong dhe karriera e tij dramatike
Lance Armstrong – ishte kampion, por rrugëtimin nuk e pati të duhur.
Çiklisti amerikan njëherë e një kohë konsiderohej si mbret i këtij sporti, pasi kishte arritur që në “Tour De France” të dilte kampion gjashtë herë radhazi.
Nga viti 1999 e deri në 2005, ai dukej thjesht i paarritshëm dhe i pakapshëm për kundërshtarët, por “sekreti” i tij i suksesit – u zbulua disa vite më vonë.

Karriera e tij profesionale filloi në vitin 1991, teksa një vit më vonë do të debutonte në “Tour De France” , por pa arritur të lë shenja.
Në vitin 1996 ai do të sprovohej me një “betejë” tejet të madhe të cilën fatmirësisht arriti ta mposhtë. Armstrong u diagnostikua me kancer, gjë që nuk e ndaloi ta ndjekë ëndrrën e tij, por vetëm sa e shndërroi atë në një motivim për të gjithë sportistët e rinj që do të vinin vite më pas.
36 muaj, pasi la pas vetës betejën ma kancer, ai u rikthye në çiklizëm përsëri duke e sfiduar vetën në “Tour De France”.
Në këtë garë, ai çuditërisht ishte superior dhe pauza nuk vërehej thuajse fare, dhe ia doli që të zinte vendin e parë, duke lënë me gojë të hapur thuajse të gjithë.
Pasi e arriti këtë sukses të madh, ai e dha një mesazh edhe më të madh se suksesi që pati.

“Shpresoj që ky të jetë një mesazh fantastik për të gjithë të mbijetuarit (prej kancerit) në të gjithë botën. Ne mund të kthehemi ashtu siç kemi qenë më parë, madje edhe më të mirë se sa ishim”, tha Armstrong në vijën e finishit të Tour De France.
Kjo ditë edhe pse ishte kaq madhështore, ishte vetëm një fillim i diçkaje shumë më të madhe se kaq.
Armstrog ishte i “uritur” për sukses, aq i “uritur” sa që fitimi i “Tour De France” dukej shumë gjë e vogël për të.
Në 1999, 2000, 2001, 2002, 2003 amerikani fitoi radhazi edhe pesë herë “Tour De Francë” duke hyrë në historinë e çiklizmit, dhe duke e bërë këtë garë të madhe të dukej shumë e thjeshtë për të.
Gjatë gjithë këtyre viteve kishte zëra që ai po përdorte doping, gjë që Armstrong e mohonte vazhdimisht, dhe të njëjtën gjë si ai e thoshin edhe testimet e kryera.
Pasi, kishte arritur kulmin e karrierës së tij, dhe ishte shndërruar në një legjendë të gjallë të këtij sporti, ai vendosi që të pensionohej nga çiklizmi në vitin 2005, kur ishte 33 vjeçar, duke thënë se dëshironte të kalonte më shumë kohë me familje.

Por, Armstrong diti t’i befasojë përsëri njerëzit, pasi pas katër vitesh prej pensionimit në 2009, vendosi të rikthehej përsëri duke thënë se: “shpresoj që të rrisë ndërgjegjësimin për sëmundjen e kancerit”.
Ky rikthim i tij nuk ishte aq i suksesshëm, pasi përfundoi i treti në “Tour de France”, garë të cilën më herët e kishte “pushtuar”.
Ama nëse shikohet fakti që ishte gara e parë pas katër viteve, vendi i tretë nuk ishte keq, jo aq keq sa një vit më vonë (2010) ku do të renditej në vendin e 23-të, që ishte një fakt që lavdia e tij në këtë sport kishte mbetur vetëm në të kaluarën.
Një lajm që shpërtheu me shpejtësinë e dritës ishte deklaratat e ish-shokut të tij të skuadrës, Floyd Landis, i cili tha se ai së bashku me Armstrong kishin përdorur substanca të ndaluara në të kaluarën, gjë që Armstrong e mohoi përsëri.
Por, kjo gjë nuk kaloi aq lehtë, sepse një hetim zyrtar për të u hap në vitin 2010, duke e bërë këtë situatë sa interesante aq edhe të sikletshme për çiklizmin.

Ai u pensionua për herë të dytë nga ky sport në 2011, por një vit më pas gjërat për të do të vështirësoheshin shumë.
E gjithë “lavdia” e tij mbaroi në vitin 2012, kur u zbulua, se Armstrong kishte konsumuar dhe shpërndarë substanca të palejuara, dhe u dënua me një “ban” të përjetshëm për këtë sport, si dhe ju morën të gjashtë titujt e fituar në “Tour De France” nga 1999-2005.
Vetë personi që e krijoi këtë “dramë” në vete, e theu heshtjen dhe e pranoi se kishte përdorur substanca të ndaluara duke thënë: “ Kjo histori ishte fenomenale, për aq sa zgjati. Ishte një mith, një histori perfekte, edhe pse nuk ishte e vërtetë.”
Historia e tij mbetet një dramë e paharruar në sportin e çiklimzit dhe jo vetëm. /Shqip.com