Lampardit nuk po i ecë as te Evertoni

Nuk po i ecën.
Trajnerët po ndërrohen, por rezultatet nuk por ndryshojnë.
Humbje, humbje, humbje. Edhe një herë tjetër sot u mposhtën.
Evertoni është duke kaluar në një formë katastrofale edhe nën urdhërat e Frank Lampard.
Trajneri anglez – që më herët kishte udhëhequr Chelsean – nuk po mundet asesi ta përmisojë gjendjen te kjo skuadër.
Madje, është e kundërta. Disfatat vetëm sa po vinë e shtohen.
Që kur ai ka marrë drejtimin e “The Toofes” – ka arkëtuar vetëm një fitore.
Teksa, është mposhtur gjashtë herë.
Tashmë – Evertoni gjendet në vendin e 17-të në tabelën klasifukuese, me vetëm 25 pikë të grumbulluara – pas 27 ndeshjeve të zhvilluara.

Kjo skuadër ështe vetëm dy pikë larg nga zona e rrezikshmërisë – për të rënë një kategori më poshtë.
Deri në përfundim të kampionatit kanë mbetur vetëm edhe tetë xhiro (dhjetë për Evertonin) për tu zhvilluar.
Paraprakisht këtë skuadër e udhëhoqi Rafael Benitez, i cili ishte shkarkuar pas rezultatve të dobëta. /Shqip.com
