Frank Lampard – hero i Evertonit
Publikuar:
(08.05.2022 17:45:41)

Frank Lampard është shumë afër përmbushjes së misionit.
Sot e fitoi edhe një betejë.
Evertoni thuajse e ka siguruar qëndrimin në elitën e futbollit anglez.
“The Toffes” kanë triumfuar në udhëtim te Leicester City me rezultat 1-2.
Për “The Toffes” golat u shënuan nga Mykolenko dhe Holgate – dhe u larguan të gëzuar nga “King Poëer Stadium”.
Tashmë kjo skuadër gjendet në vendin e 16-të, me 35 pikë të grumbulluara.
Një më shumë se Burnley, skuadër e cila ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Tashmë ekipit të udhëhequr nga Lampard i kanë mbetur edhe tri beteja për t’i zhvilluar.
Në javën e ardhshmë do të luaj në udhëtim te Watfordi, pastaj e presin Brentofordin në shtëpi, kurse në xhiron e fundit përballen ndaj Crystal Palace.