Lampard shënon “rekord të zi”
Publikuar:
(19.04.2023 08:15:09)

Legjenda e Chelseas si futbollist, Frank Lampard, ka regjistruar “rekord të zi” si trajner i kësaj skuadre.
“Blutë” pësuan humbje nga Real Madridi edhe në ndeshjen e dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.
Ashtu si ndeshja e parë në “Santiago Bernabeu”, edhe në “Stamford Bridge” ndeshja u mbyll 0:2 në të mirë të “Los Blancos”, që siguruan kalimin për në gjysmëfinale.
Kjo ishte ndeshja e katërt e londinezëve me trajner Lampardin, si dhe humbja e katërt radhazi. Kësisoj, 44-vjeçari bëhet trajneri i parë i Chelseas që nuk ka fituar asnjë nga katër ndeshjet e tij të para.
/Shqip.com