Sport Ndërkombëtar

Lampard e kërkon fitoren ndaj Chelseat

Frank Lampard

Me Chelsean fitoi gjithçka në futboll.

Por, sot do mundohet ta mposhtë këtë skuadër.

Trajneri i Evertonit, Frank Lampard do të kërkojë tri pikë – ndaj kampionëve të Evropës – në takimin që nis me fillim nga ora 15:00.

Për “The Toffes” kjo përballje do jetë “jetë a vdekje” për shkak të pozitës ku gjenden në tabelë.

Pas 32 ndeshjeve të zhvilliara – ku ekip pozicionohet në vendin e 18-të dhe e rrezikon rënien nga Premierliga.

Fitorja është i vetmi opsion.

Evertoni ka pesë pikë më pak se Leeds United dhe Burnley që gjendet në pozitat 18 dhe 17, por të dyja këto skuadra kanë zhvilluar dy takime më shumë.

Everton Face 1st Relegation Since 1951 Despite Spending
Richarlison

Me dy fitore eventuale, skuadra e udhëhequr nga Lampard largohet nga zona që dërgon në Championship.

Në anën tjetër, për Chelsean – fitorja në këtë takim do të shërbente për ta blinduar vendin e tretë në tabelë, pasi gjasat për titull ka kohë që i humbur, teksa kualifikimin në Ligën e Kampionëve e ka të sigurt.

Tabela e Premierligës