Sport Ndërkombëtar

Lakers në gjysmëfinale

Los Angeles Lakers' Anthony Davis (3) fires up the fans during the second half in Game 6 of the team's first-round NBA basketball playoff series against the Memphis Grizzlies on Friday, April 28, 2023, in Los Angeles. (AP Photo/Jae C. Hong)

Lakers ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Konferencës së Perëndimit pas fitores 125-85 ndaj Memphis, duke fituar 4-2 serinë e takimeve. Një ndeshje e dominuar tërësisht nga Lakers, që treguan një formë të mirë në këto ndeshje.

Russell me 31 pikë ishte shënuesi më i mirë për Lakers, mbështetur nga LeBron James me 22 pikë e Davis me 16 pikë e 14 kërcime.

Lakers do të luajë në gjysmëfinale me fituesin që do të dalë nga sfida e shtatë Golden State – Sacramento.

Këto dy skuadra zhvilluan sot sfidën e gjashtë dhe Sacramento fitoi 118-99 ndaj kampionëve, që nuk përfituan nga faktori fushë. Monk me 28 pikë e Fox me 26 bënë diferencën në fushë për Sacramento, duke i bërë të pavlefshme 29 pikët e Curry.

Play off-Gjysmëfinale
Boston – Philadelphia
New York – Miami

Konferenca Perëndimore – Play off-Çerekfinale
Sacramento – Golden State, 118-99 (3-3)
Memphis – Lakers, 85-125 (2-4)
Phoenix – Clippers, (4-1)
Denver – Minnesota, (4-1)

/Shqip.com