Sport Ndërkombëtar

Lakers i kthehen fitoreve

Los Angeles Lakers

I janë rikthyer fitoreve.

Los Angeles Lakers kanë triumfuar në udhëtim te Utah Jazz, me rezultat të ngushtë 101 – 106.

Basketbollisti më i dalluar në parket te skuadra mysafire edhe në këtë takim ishte LeBron James.

“King James” shënoi 33 pikë, asistoi gjashtë herë, ndërsa pati edhe tetë kërcime.

Kurse, paraqitje të mirë zhvilloi edhe Russel Westrbook, i cili regjistroi 17-të pikë, gjashtë asistime dhe shtatë kërcime.

Utah Jazz vs Los Angeles Lakers: Game Thread - SLC Dunk
Momente nga takimi

Në anën tjetër, te Jazz u dallua Donovan Mitchell.

Ai realizoi plot 37 pikë, bëri pesë asistime – teksa pati edhe tri kërcime. Por, as këto shifra magjike nuk e shmangën dot disfatën e skuadrës së tij.

Përkundër kësaj fitore, Lakers gjenden në vendin e nëntë në tabelën e Konferencës Perëndimore.

Deri më tani – ky ekip ka shënuar 27 fitore – kurse është mposhtur 31 herë.

Teksa, Utah gjendet në vendin e katërt – me 36 fitore dhe 22 humbje./Shqip.com

Tabela e Konferencës Perëndimore